Një qen besnik ka mbajtur zi te varri i pronarit të tij tash e 10 vjet. Pastori gjerman ka qëndruar te varri i pronarit Miguel Guzman në Argjentinë që prej vitit 2006 kur ai vdiq. Besnikëria e tij do të vazhdojë edhe pse është verbuar dhe mezi ec pasi ka mbushur 15 vjet. Kujdestarët e varrezave që e ushqejnë qenin e quajtur Capitan, i kanë thënë Oddity Central se “ai duket që është duke e pritur ditën kur do të bashkohet me pronarin e tij”. Në vitin 2015, Guzmani bleu qenin për djalin e tij Damianin, atëherë 13-vjeçar. Zija e qenit filloi një ditë pas funeralit të Guzmanit, kur ai u zhduk nga shtëpia në Cordoba. Gruaja e Guzmanit dhe djali filluan kërkimin e qenit dhe e gjetën atë te varri i pronarit. Ata thonë se është mister se si Capitani ka gjetur varrin, pasi sipas tyre, asnjëherë nuk e kishin dërguar për vizitë te varrezat.
Qeni nuk është larguar nga varri i pronarit qe 10 vjet (FOTO)
Leave a comment