William Odom, 2 vjeç nga Missouri, u zhduk nga shtëpia e tij dhe prindërit e tij, Departamenti i Sherif Qarkut Harrison dhe lagjja u bashkuan për ta gjetur. Vogëlushi u gjet teksa flinte në një kamion rreth një milje larg nga shtëpia e tij. Por ajo çka i befasoi ishte fakti se ai nuk ishte vetëm, por bashkë me qenin e familjes. Sherifi i Harrison County Troy Petereson tha se: “Sa herë që gjenin gjurmë të djalit gjenin edhe gjurmë të qenit të familjes pranë tij”. “Është një histori mahnitëse. Ne jemi të lumtur që ai është mirë me shëndet dhe u rikthye në familje falë qenit”, shtoi ai. Me sa kuptohej qeni e kishte ndjekur 2-vjeçarin në çdo hap duke i hedhur herë pas herë një sy për të qenë i sigurt se do të ishte mirë. Më tej qeni u kthye në roje duke u kujdesur për djalin teksa flinte në kamion, duke pritur derisa ta gjenin familjarët.