Është një praktikë e njohur që policia të përdorë qenë specialistë për të gjetur ndonjë të dyshuar. Por ky rast në ShBA është i çuditshëm. Departamenti i Policisë në Mizuri po kërkonte një person për përdorim të substancave narkotike. Dhe gjatë kërkimit në shtëpinë e tij, ku besohej se ai fshihej, policët arritën të gjejnë personin pasi që ai lëshoi gazra dhe qeni menjëherë i nuhati. Zëdhënësi i Departamentit e konfirmoi storien për media. Banorët e vendit lavdëruan policinë për gjetjen e kriminelit. Ngjarje të pazakonshme kanë ndodhur edhe javën e kaluar në ShBA. Policia po kërkonte një kriminel në shtëpinë e tij kur ai papritmas ra nga çatia.