Futbolli argjentinas ka qenë në fokus të shumë medieve prestigjioze dje, dhe kjo jo për shkak të futbollit cilësor, por për një episod që ka shkaktuar të qeshura pa fund. Kemi parë shpesh që në fushë të futen tifozë e të ndërpresin ndeshje, apo edhe deri tek futja e shpendëve.
Këtë herë protagonist është bërë një qen, i cili jo vetëm që ka hyrë në fushë, por filloi të ndiqte topin derisa lojtarë pasonin te njëri tjetri, derisa ka rrëzuar edhe një prej futbollistëve. Ndeshja më pas u ndërpre derisa qeni u largua nga fusha, ‘me siguri’ për ndërhyrje të gabuar. Ngjarja ka ndodhur gjatë ndeshjes Central Cordoba-Sportivo Las Parejas.