Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë dëmton trurin

Kërkimet e reja kanë gjetur se qëndrimi ulur për një kohë të gjatë mund t’ju bëjnë të harroni më shumë

 

Studimi, i cili hulumtoi marrëdhëniet midis sjelljes së ulur dhe trurit, u kërkoi njerëzve – të gjithë të shëndetshëm dhe të moshës 45-75 vjeç – se sa gjatë mund të qëndrojnë ulur për çdo ditë, para se të skanonin trurin e tyre.

Testet, të cilat nuk e vlerësonin vetë funksionin e kujtesës, gjetën se ata që kaluan më shumë kohë duke u ulur nga tri në 15 orë në ditë, kishin kore më të hollë lobale, pjesë e trurit e lidhur me kujtesën dhe të mësuarit. Një gjendje e tillë mund të jetë një pararendës i rënies njohëse dhe çmenduri te të rriturit e moshës së mesme dhe të moshuar, paralajmëruan studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë.

Njerëzit që qëndronin ulur 15 orë në ditë, me intervale të vogla pushimi, kishin mesatarisht lobet temporale mediale 10 për qind më të vogla se dikush që punonte pesë orë ose më pak. Më keq akoma, testet gjetën se pas 15 orësh qëndrimi ulur, çdo orë shtesë e sjelljes ulur ishte shoqëruar me një rënie prej 2 për qind në vëllimin e lobit.

Problemet e kujtesës janë vetëm një simptomë për demenca, e cila prek një në gjashtë të rritur mbi 80-vjeç dhe shkakton konfuzion dhe vështirësi në të folur dhe kuptuar. Megjithatë studimi i UCLA, i botuar në revistën PLOS One, është i pari që tregon se sa më shumë orë qëndrim ulur janë të lidhura me rajonet më të hollë të trurit.

Shpjegimi prapa gjetjeve të reja është çuditërisht i thjeshtë. Lloje të shëndetshme mediale të përkohshme u gjetën te njerëzit që udhëhoqën stile jetese më aktive sesa homologët e tyre që qëndruan më gjatë ulur. Një komponent kyç i lëvizjes, pra qëndrimi aktiv, është procesi i oksigjenizimit në tru: një shëtitje e shpejtë ose një lojë e shkurtër e futbollit kërkon që ju të thithni më thellë se sa kur qëndroni ulur.

“Kjo lejon më shumë oksigjen në trupin tuaj, i cili pastaj inkurajon enët e shëndetshme të gjakut dhe rritjen e qelizave të reja të trurit”, thonë shkencëtarët. Shumë aktivitete mendohet se zvogëlojnë rrezikun e demencës përtej këshillës së zakonshme për të ndaluar pirjen e duhanit, marrjen e tepërt të alkoolit dhe për të ngrënë një dietë të ekuilibruar.