Celuliti është një prej i madh për femrat, pasi sipas studimeve ai prek 90 për qind të femrave. Mirëpo, ekspertët kanë gjetur edhe disa nga arsyet që ndikojnë në shtimin e këtij problemi. Sipas tyre, veshjet tona të përditshme apo edhe mënyra se si qëndrojnë ndikon në krijimin e celulitit.
Një prej shkaktarëve kryesore që rendisin ekspertët është qëndrimi këmbëkryq. Kjo shton mundësinë e krijimit të celulitit, pasi qëndrimi në këtë mënyrë kufizon qarkullimin e gjakut te këmbët.
“Shumica e llojeve të celulitit janë të lidhura me mbajtjen e ujit në trup dhe për këtë një shkak është edhe qëndrimi këmbëkryq”, tregojnë ekspertët. Gjithashtu, në krijimin e celulitit ndikon edhe mbajtja e xhinseve dhe streçeve të ngushta.