Shkup, 18 maj – Mandatari Zoran Zaev ka premtuar se Qeveria do të formohet brenda dhjetë ditëve, por pyetja se kush do të jenë partitë pjesëmarrëse në të ende mbetet e hapur, së paku deri në fundjavë, shkruan gazeta KOHA. Burime anonime nga partitë shqiptare thonë se deri të martën eventualisht të mërkurën mund të zgjidhet Qeveria e re, kjo pasi më 26 maj lideri i LSDM-së Zoran Zaev do të udhëtojë në Bruksel në takimin joformal të komisoneres për politikë të jashtme Federika Mogherini me gjashtë kryeministrat e vendeve ballkanike. Po sipas këtyre burimeve, është e mundur që BDI, ASH dhe BESA së bashku… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)