Një rrugë e vështirë që në moshën 7 vjeçare duke mos u dorëzuar aspak. bëhet fjalë për Qëndrim Shaqirin, i cili tashmë po bën punën e trajnerit derisa për vite me radhë është marrë me karate dhe ka fituar shumë çmime. Ai flet në një intervistë për InfraRed të gazetës KOHA ku tregon të gjitha peripecitë
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: U bënë disa vite që merresh me këtë sport, na thuaj kush të motivon dhe cilat janë pritshmëritë?
Me karate merrem që nga viti 1994, si një 7 vjeçar kam filluar te vëllezërit e mi, nga viti 1997 babai dhe vëllezërit e mi hapën klubin e karatesë “Sharri”.
KOHA: E ke pasur problem fillimin, baticat zbaticat, përkrahja nga dikush?
Problem aspak, fillim se siç e ceka më lartë më kanë stërvitur vëllezërit e mi dhe mbështetje maksimale nga babai, si pioner kam qenë kampion i shumëfishtë në Kosovë, titullin më të lartë e kam kampion vendi i parë në Kupën botërore në vitin 2000 si 13 vjeç në Hungari, më pas kupën europiane vendi i III-të si kampion shtetërorë, e shumë medalje të tjera ndërvite si sportist i vitit, kampion në kategorinë 75 kilogram, shumë çmime e luftëra e pak humbje, anëtarë i reprezentacionit deri në vitin 2009 ku dhe përfundova karrierën si garues për shkak se ishim të izoluar si pjesëmarrës në garat botërore. Nga viti 2009, ushtroj nxënës në klubin tim që e kam ndër më të mirët në Kosovë, kemi shumë medalje mbi 150.
KOHA: Po çfarë mendon të arrish në karrierë, cilat janë synimet?
Qëllimet e mia dhe ëndrra ime është që të bëj nxënësit e mi kampion bote me ndihmën e Zotit dhe me punën tonë.
KOHA: A mendon se humbja ndonjëherë të kthen prapa apo të bën më të fortë?
Për vitin 2019, të arrijë botërorin dhe ballkanikun të marr medalje me nxënës të mi dhe fundvit besoj se do të shpallemi klubi më i mirë shtetëror në grupmoshat ku jam duke pritur, sepse në plot 8 gara sa janë mbajtur në Kosovë, në 7 kemi dal të parët.