E ka nisur këtë rrugë në këtë sport që në moshë të re. Me prejardhje nga Kosova, por jeton në Zvicër, ju prezantojmë kampionin e radhës në kickboks Qëndrim Bajrami. Ai në këtë intervistë për InfraRed të gazetës KOHA tregon mbi hapat e tij dhe karrierën
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: U bënë disa vite që merresh me këtë sport, na thuaj kush të motivon dhe cilat janë pritshmëritë?
Gjëja që më motivon është sfida për të fituar tituj dhe për të qenë i pari në kategorinë time.
KOHA: E ke pasur problem fillimin, baticat zbaticat, përkrahja nga dikush?
Dy vështirësitë deri më tani kanë qenë dy operacionet e mëdha që më kanë ndaluar për një kohë të gjatë në udhëtimin tim, por më kanë forcuar akoma më shumë.
KOHA: Po ndonjë idhull që mendon se ndjek hapat e tij në botë a e ke?
Kam shumë respekt për të gjithë bokserat, por nuk kam një idhull që ta dalloj.
KOHA: Kush mendon sipas teje po ngjitet fuqishëm në sportin që ti kultivon?
Nuk mundëm me cekë saktësisht një emër se kush është duke u ngritë fuqishëm, sepse ka shumë organizacione në kohën e tanishme.
KOHA: Cilat janë planet që ke planifikuar këtë vit?
Planet e mia të këtij viti janë të fitoj dy titujt e radhës.
KOHA: Po çfarë mendon të arrish në karrierë, cilat janë synimet?
Synimi im është që të arrijë të nënshkruaj një kontratë me një organizacionë të njohur në botë, jam duke punuar shumë që të jem deri këtu.
KOHA: Sa meçe ke pasur deri më tani, në sa ke dal fitues e sa humbës?
Deri më tani kam bërë 15 meçe, 14 fitore, 6 me K.O.
KOHA: A mendon se humbja ndonjëherë të kthen prapa apo të bën më të fortë?
Fitorja pa rrezik është një triumf pa lavdi andaj ai që lufton mund të humbasë, por ai që nuk lufton është i humbur.