Në fazën përfundimtare janë punimet rreth ndërtimit të sallës sportive në Qendrën Zhupë dhe në qoftë se gjithçka shkon sipas dinamikës së planifikuar institucionet kompetente presin që së shpejti të përurohet. Salla është në afërsi të shkollës nëntëvjeçare “Mustafa Qemal Ataturk” në të cilin oborr, me dinamikë të përshpejtuar, zhvillohen edhe punimet rreth ndërtimit të kompleksit terrene të hapura sportive. “Falë mbështetjes nga Qeveria, përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, për herë të parë komuna bëhet me sallë të madhe sportive, që është me rëndësi të madhe për shkak se të gjithë manifestimet sportive, kulturore dhe të tjera në të ardhmen do të mbahen këtu”, deklaroi Arian Ibraim, kryetar i komunës Qendra Zhupë.
Investimi për ndërtimin e objektit është 330 mijë euro. Salla do të ketë 300 ulëse, zhveshtore, si dhe hapësira të tjera të nevojshme të cilat duhet t’i ketë një objekt i këtillë. Kompleksi terrene të hapura sportive për futboll të vogël, basketboll, volejboll dhe hendboll gjithashtu janë me kapacitet prej 300 ulëseve, përfshijnë sipërfaqe prej 2.500 metrash katrorë. Do të investohen mbi 70 mijë euro, mjete gjithashtu, të marra nga MASH-i.