Laura PAPRANIKU
Shkup, 24 dhjetor – Për të eliminuar sa më tepër të jetë e mundur gabimet në pyetjet e testimit ekstern të këtij viti, Qendra Shtetërore e Provimeve ka shtuar thuajse dyfish kontrollin e materialeve që do të shërbejnë për Vlerësimin esketrn 2017. Me këtë, QSHP synon që në të njëjtën kohë të rritën cilësinë e kontrollit të jashtëm të nxënësve dhe të shmangën klimën negative që është krijuar në të kaluarën për shkak të gafave të shumta në këto teste, sidomos atyre të karakterit etnik. Edhe pse insiston në qëndrimin se “gabimet nuk kanë qenë të qëllimshme”, drejtoresha Mirushe Ahmeti megjithatë konfirmon se gjatë përgatitjeve të këtij viti QSHP-ja ka marrë masa që të mos përsëritet situata e viteve të kaluara. “Kemi shtuar kontrollin për testet e të gjitha lëndëve në të cilat do të kryhet testimi esktern. Pra nëse kemi pasur një kontrollor për një test të caktuar, këtë vit kemi shtuar angazhimin e kontrollorëve, sidomos të atyre lëndëve dhe testeve të cilat duhet të përkthehen nga maqedonishtja në gjuhën shqipe”, pohon ajo. Në rastet kur numri i pyetjeve të një testi ka qenë i madh, për shkak të numrit të lëndëve ose edhe për shkak se kanë munguar pyetjet që paraprakisht janë fshi nga hapësira përkatëse, kemi angazhuar dy fish kontrollore. “Pra, kemi bërë të gjitha përgatitjet që të sigurohemi se pyetjet janë pa gabime, sidomos të asaj natyre për të cilën ka pasur shumë keqkuptime në opinion. Jemi përkushtuar maksimalisht në këtë drejtim, ndërsa kontrollorët na konfirmojnë se materiali është i kontrolluar dhe i pastruar si në asketin profesional ashtu edhe gjuhësor”, nënvizon Ameti. Drejtoresha e QSHP-së, sqaron se për probleme teknike sikurse mund të jenë fillimi me vonesë i testimit apo ngatërresat në gjuhën e testeve, nuk janë për faj të Qendrës. “Të gjithë e dimë se shkollat kanë problem me kompjuterët apo me rrjetin. Na ka ndodhur në të kaluarën që të kemi ankesa se nxënësve u është aktivizuar test në gjuhë tjetër nga ajo me të cilën zhvillojnë mësimin. Mirëpo, kjo është pasi nga shkolla na ka ardhur informacion i tillë”. Pra, sikurse shpjegon ajo, nëse shkolla gabimisht ka përcaktuar gjuhën e mësimit të atij nxënësi, edhe testi do t’i paraqitet në këtë gjuhë. Si zgjidhje të këtyre problemeve ofrohet caktimi datave të reja për testimin e atyre nxënësve. Nga 23 dhjetori, QSHP do të azhurnon në hapësirën përkatëse të Ministrisë të Arsimit dhe Shkencës të gjitha pyetje e testimit ekstre për maturantët e këtij viti. Të njëjtat do të qëndrojnë në sistem on-line një muaj, pra deri më 23 janar kur edhe do të nis vlerësimi i maturantëve. Për çdo gabim të evidentuar në përmbajtjen e pyetjeve është në dispozicion edhe afati kohor i ankesave. Nëse ekziston mundësia e editimit pyetjet do të korrigjohen, nëse jo to të fshihen prej testeve. Këtë pritet që testimit ti nënshtrohen rreth 18.600 maturantë aq sa mendohet të jetë për sivjet gjenerata e këtyre nxënësve.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.