Shkup, 29 janar – Lokacioni më ideal për ndërtimin e qendrës së re klinike është ai në Gjorçe Petrov afër rrethrrotullimit, ndërsa ndërtimi do të duhet që të fillojë nga fundi i këtij viti
Këtë e paralajmëroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në emisionin “Top Tema”, pwrcjellw gazeta KOHA.
“Themelet e qendrës së re klinike do të vendosen në fund të këtij vitit. Kemi tre lokacione në Zllokuqani, në Gjorçe Petrov dhe në Petrovec që po i shqyrton grupi i punës në Ministrinë e Shëndetësisë të përbërë nga ekspertë që e kanë vlerësuar tre lokacionet. Mbi bazë të metodologjisë së zbatuar nga ekspertë përparësi më të mëdha ka vendi në komunën Gjorçe Petrov, i cili është vend ideal menjëherë tek rreth rrotullimi, aty ku nga puhiza e erës ka ajër të pastër dhe asnjëherë nuk ka mjegull dhe sipas kësaj metodologjie, ky është lokacioni që ka më tepër shanse që të jetë vendi ku do të vendoset qendra e re klinike”, tha ministri Filipçe.
Ai theksoi se tashmë shqyrtohen modalitete dhe se ka projekte të gatshme, ndërsa komuna punon në konfirmimin e planit urbanistik.
Sipas dinamikës ministri pret që të fillojë ndërtimi në fund të vitit 2019, ndërsa pacienti i parë do të pranohet për 4-5 vjet. (koha.mk)