Kërçovë, 13 dhjetor – Për shkak të zëvendësimit të tubacioneve të vjetra me të reja, rajonin qendror i qytetit në Komunën e Kërçovës, nesër nga ora 8 e deri në 14 do të jetë pa ujë për pije.
Pa ujë do të jenë rrugët “11 Shtatpri”, “4 Korriku”, “Boris Kidriç” si dhe një pjesë e bulevardit “Çlirimi”.
Nga NP “Komunalja” – Kërçovë i informojnë qytetarët të furnizohen me ujë për pije gjatë ditës së nesërme.