Qendër për luftë kundër “lajmeve të rrejshme”

Pragë, 28 dhjetor – Qeveria çeke planifikon të formojë Qendër për luftë kundër dezinformatave në hapësirën kibernetike dhe t’u kundërshtohet lajmeve të rrejshme, kryesisht për emigrantët, për të cilët Praga konsideron se në pjesë e madhe vijnë nga faqet e internetit të mbështetura nga ana e autoriteteve ruse. Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Praga, Qendra do të kishte për qëllim që të pengohet ndikimi mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Çeki, të cilat do të mbahen në tetor të vitit të ardhshëm. Edhe pse është vështirë të dëshmohet, burime zyrtare pohojnë se Kremlini financon pothuajse 40 faqe interneti në gjuhën çeke, të cilët prezantojnë qëndrime radikale, teori për komplot dhe raporte të pasakta. “Qëllimi kyç i propagandës ruse në Republikën Çeke është që të mbjellë dyshim në mendjet e njerëzve se demokracia është sistem më të mirë për organizimin e vendit, të ndërtohen imazhe negative për Bashkimin Evropian dhe NATO-n, si dhe të dekurajohen njerëzit që të marrin pjesë në proceset demokratike”, deklaroi për gazetën britanike “Gardijan”, sekretari i përgjithshëm për Çështje Evropiane në Qeverinë çeke, Tomash Prouza.