Në Komunën Qendër Zhupë ku pjesa dërmuese e popullatës i takon etnitetit turk, por në të cilën jetojnë edhe shqiptarë, është një komunë e cila masovikisht po braktiset nga të rinjtë, përkatësisht po migrojnë në perëndim. Duke marrë parasysh këtë, ka shumë pleq të vetmuar të cilët shpesh mbeten pa neglizhencë
Vjollca SADIKU
Dibër, 17 mars – Rajoni më perëndimor i vendit tanimë disa dekada ballafaqohet me migrimin masiv të popullatës. Komuna rurale Qendër Zhupë sipas të dhënave është një ndër komunat me migrim më masiv. Mbi 70 për qind e popullatës të kësaj komune e cila më parë ishte pjesë e komunës Dibër, vazhdon të ketë probleme me migrimin. Pjesa dërmuese e popullatës ka migruar në vendet e Unionit Evropian, por ka edhe të migruar në SHBA. Prandaj komuna Qendër Zhupë përmendet si komunë e pleqve të vetmuar. Me qëllim që t’ju dilet në ndihmë personave të moshës së tretë, në këtë komunë realizohet projekti për përkujdesje të të moshuarve, por njëherit Ministria për Punë dhe Politikë Sociale ka filluar të realizoj projektin për ngritjen e një qendre ditore për pleqtë.
Në komunën Qendër Zhupë ku pjesa dërmuese e popullatës i takon etnitetit turk, por në të cilën jetojnë edhe shqiptarë, është një komunë e cila masovikisht po braktiset nga të rinjtë, përkatësisht po migrojnë në perëndim. Duke marrë parasysh këtë, ka shumë pleq të vetmuar të cilët shpesh mbeten pa neglizhencë. Pushteti vendor dhe pushteti qendror shpesh herë kanë analizuar situatën dhe gjatë vitit që kaloi në këtë komunë ka filluar realizimi i projektit që ka të bëjë me përkujdesjen e të moshuarve. Sipas kryetarit të kësaj komune Arjan Ibrahim projekti ka dhënë efektet e veta dhe në bashkëpunim me MPPS pritet që projekti të vazhdoj edhe gjatë vitit 2023. Por, pleqtë me qëllim që t’ju mundësohet një rekreim, tanimë janë informuar se ka filluar projekti për ngritjen e një Qendre ditore për moshën e tretë. Qendra ditore ngrihet në një pjesë të objektit të komunës Qendër Zhupë kurse pajisjen për Qendrën e siguron Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Njeriu i parë i komunës thotë se komuna Qendër Zhupë për fat të keq pjesën më të madhe të shtëpive i ka të mbyllur dhe migrimi vazhdon.
Situata që ka të bëjë me migrimin është dramatike edhe në fshatin Ballancë ku jetojnë shqiptarët. Ky fshat i cili ka bukuritë e shumta natyrore dhe ka një pozitë të bukur gjeografike poashtu në pjesën më të madhe të tij ka problemin e migrimit. “Fshati Ballancë për fat të keq ka ngelur me pak banorë. Ka shumë pleq të vetmuar meqë të rinjtë jetojnë dhe punojnë në Itali, Zvicër, Gjermani, etj. Shumë pak shtëpi janë të hapura. Fshati gjallërohet vetëm gjatë sezonit veror kur vijnë kurbetçarët. Edhe ata banorë të cilët kanë ngelur, shpesh udhëtojnë për në Itali dhe vendet të tjera për ti vizituar të afërmit e tyre”, thotë Nexhat Iseni, banor i fshatit Ballancë. Ai thotë se hapja e Qendrës ditore për pleqtë është një mundësi e mirë që edhe të moshuarit e Ballancës të rekreohen në Qendrën administrative tek qendra ditore ku është shumë afër fshatit tonë. Popullata që aktualisht jeton në këtë komunë rurale vlerëson se të dy projektet e Ministrisë kanë efektin e tyre. Por, popullata kërkon që pushteti lokal dhe qendror të ofrojnë investitor për hapjen e punëtorive prodhuese me qëllim të hapen vende të reja të punës. (koha.mk)