Një burrë ka mbetur i plagosur rëndë, pasi qëlloi një armadilo. Plumbi i është rikthyer burrit duke e goditur në pjesën e fytyrës. Një djali nga Teksasi qëlloi me armë kafshën në oborrin e tij rreth orës 3 të mëngjesit të së enjtes. Sherifi i Cass County, Larry Rowe tha se njeriu, i cili nuk ishte identifikuar, doli jashtë shtëpisë së tij në Marietta, kur vuri re Armadilon në pronën e tij dhe hapi zjarr. “Gruaja e tij ishte në shtëpi. Ai shkoi brenda dhe mori revolen e tij dhe e qëlloi tri herë në armadilon”, tha Rowe. Zhgualli i kafshës shmangu një nga tre plumbat, duke e goditur sulmuesin në nofull. Burri u transportua në spital ku ju nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. Fati i kafshës është i panjohur.