Një shkupjan 39-të vjeçar është plagosur me arme zjarri mbrëmë pas një zënke verbale me S.F (42) nga Shkupi e cila u shndërrua në rrahje. MPB-ja informon se mbrëmë në orën 1:40 në Shkup në rr. “Dimitri Çupovski” S.F (42) dhe E.M (39) të dy nga Shkupit pasi kanë filluar zënkë verbale e cila ka eskaluar në rrahje ku S.F nga arma e zjarrit ka shtënë dy herë drejt E.M i cili ka qenë vëlla i bashkëshortes së tij. E.M i është dhënë ndihmë mjekësore në Qendrën e Urgjencës në Shkup nga ana e mjekut është konstatuar lëndim i rëndë trupor në pjesën e dorës së djathtë dhe lëndim në pjesën e barkut pas çka është lëshuar në mjekim shtëpiak. Me të dyshuarin do të bisedohet dhe pas zbardhjes së tërësishme dhe dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë adekuate.