Në Arkansas dy burra, 50 vjeçari Charles Eugene Ferris dhe 36vjeçari Christopher Hicks, janë arrestuar pasi qëlluan njëri-tjetrin me armë dhe objektivi ishte për të testuar një jelek antiplumb, kjo pasi kishin konsumuar alkool.
Veshja ka funksionuar, por Ferris gjithsesi u shtrua në spital me dhimbje në gjoks, shkruan RTK, transmeton gazeta Koha.
E pikërisht në spital u dëgjua nga zëvendës sherifi i kontesë së Brenton dhe pasi sajoi një histori false, rrëfeu të vërtetën.
Fillimisht Ferris tregoi një histori të përpunuar për të fshehur realitetin e fakteve dhe të mbulonte shokun. Ai kishte gënjyer duke i thënë zëvendës sherifit Dorian Hendrix se ishte paguar 200 dollarë nga një çift për të mbrojtur një objekt me vlerë. Rreth orës 10 të mbrëmjes dikush kishte tentuar ta grabiste dhe kështu ishte detyruar të vetëmbrohej me armë zjarri.
Por pak më vonë, 50 vjeçari e ndryshoi versionin e fakteve duke rrëfyer kështu të vërtetën.
Burri, pasi piu alkool me Hicks-in, i kërkoi mikut t’i qëllonte me armë zjarri për të testuar jelekun antiplumb.
Goditja u krye nga një pushkë gjysmë-automatike, kalibri 22 dhe ka lënë shenjë mbi gjoksin e Ferris, pavarësisht veshjes që shmangu më të keqen.
Në atë pikë palët janë shkëmbyer dhe 50 vjeçari ka qëlluar 5 plumba mbi shpinën e mikut, duke mos depërtuar fatmirësisht materialin.
Me të dalë e vërteta në dritë, dyshja e dehur u arrestuan dhe u liruan menjëherë me garancinë e 5 mijë dollarëve.
Për ta, akuza është ‘agresion i agravuar’ nga përdorimi i armëve. Policia u lajmërua nga një komshi, i cili u shqetësua nga zhurma e të shtënave.