Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Honduras. Portieri i skuadrës Deportivo Vida, Oscar Sein Munguia Zelaya është vrarë pasi ka dalë nga një lokal ku ai kishte vendosur që të kalonte disa orë me miqtë e tij. Sapo ai ka dalë nga lokali ai është qëlluar dhe ka mbetur i vdekur, teksa nuk dihet ende se kush e ka qëlluar, transmeton ksp. Klub i tij ka dhënë njoftimin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike. Sipas raportit të policisë në Honduras, portieri 27-vjeçar është qëlluar nga një person i cili është larguar me motor. I vdekur ka mbetur dhe një person tjetër, në këtë tragjedi.