Tetovë, 15 tetor 2018 – Pesëdhjetë e tri vjeçari nga Tetova mbrëmë rreth orës 22 e 30 minuta për vdekje me revole ka qëlluar bashkëshorten e tij një vit më të re me çka është dhënë në arrati, ka bërë të ditur zëdhënësi i SPB- Tetovë, Marjan Josifovski.
Sipas informatave të para, ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e dy bashkëshortëve në rrugën “Lubotenska” në lagjen Reçicë e Vogël. Pas vrasjes së bashkëshortes, tetovari ka dalë ngë shtëpia me çka ka gjuajtur edhe në veturën taksi, por nuk ka goditur asnjërin dhe ka ikur.
Policia ka ndërmarrë aktivitete intensive për gjetjen dhe arrestimin e tij. Në vendin e ngjarjes, mbikëqyrje ka kryer prokuror publik dhe ekip i SPB -Tetovë, ndërsa më shumë informacione janë paralajmëruar gjatë ditës.