Shkaku i sëmundjes së Parkinsonit ka të bëjë me vdekjen e një neuroni në tru, ai që është i specializuar në prodhimin e dopaminës, një neuro-transmetues kyç. Terapitë e mundshme janë të bazuara në administrimin e dopaminës, që, sipas një shkrimi që e transmeton Shqip, në fakt kanë efekte të ndryshme anësore dhe që nuk kurojnë sëmundjen por arrijë të lehtësojnë pjesërisht vetëm simptomat.
HULUMTIMET NË KËRKIM
Prej disa vitesh eksperimentet janë zhvilluar tek kafshët për të transplantuar qeliza që tek sëmundja janë zhdukur. Për shembull nxjerrja e tyre nga fetuset e ndërprera, ose për të nxitur qelizat staminale që të shndërrohen në neuronet e kërkuara. Teorikisht është e mundur, por gjatë përpjekjeve këto kanë nxjerrë disa probleme, ku para se gjithash pacientët duhet t’i nënshtrohen terapive imunsepressive, sepse organizmi i tyre do të refuzojë njohjen e qelizave të huaja.
RIPROGRAMIMI
Një grup i studiuesve nga Instituti Karolinska në Stokholm tentoi një rrugë tjetër, që kombinon formën e terapisë gjenetike me kërkimet e riprogramimit të qelizave. Bëhet fjalë për nxitjen e qelizave të gjalla, domethënë të trupit dhe jo të qelizave epruvetë. Këto qeliza do të konvertohen në llojin e dëshiruar të qelizave. Grupi i drejtuar nga Ernest Arenas, fillimisht ka treguar se në in vitro shtimi i katër gjeneve dhe të disa molekulave të veçanta ishin të nevojshme që të riprogramonin një lloji qelize të trurit, astrocytes, të cilat luajnë një rol mbështetës tek neuronet e prodhuara nga dopamina.
REZULTATE INKURAJUESE
Shkencëtarët kanë injektuar në trurin e minjve të prekur nga sëmundja e Parkonsonit, një virus që përmban katër gjene për të riprogramuar dhe konvertuar astorcytet. Kjo ka ndodhur në një përqindje të caktuar të neuroneve. Jo vetëm: pas disa javësh, tek këto kafshë të trajtuara është vënë re një përmirësim i simptomave. Ka ende disa hapa për të bërë përpara se të eksperimentohet tek njerëzit, para se gjithash për të kontrolluar sigurinë trajtimit.