Nesër fillon llogaritja verore e orarit të punës në parkingjet publike me të cilat menaxhon NP “Parkingu i Qytetit” Shkup. Orari i punës në zonat A, B, C dhe D do të jetë nga shtatë deri në orën 23 nga e hëna deri të shtunën.
Nga NP “Parkingu i Qytetit” i rekomandojnë të gjithë përdoruesve të shërbimeve të tyre që të jenë të kujdesshëm dhe në kohë të bëjnë pagesën gjatë parkimit në pajtim me kohën e përmendur, duke shmangur në këtë mënyrë gjobat, respektivisht vendosjen e bllokuesit të makinave.