Shkup, 30 tetor – Drejtoresha e Qendrës për arsim të të riturve Lindita Qazimi sot ka pritur për vizitë një delegacion nga Republika e Kosovës në përbërje të Agjencionit për arsim profesional dhe të rritur, ndërkohë që vizitën e bën të ditur vet drejtoresha Qazimi përmes një postimi në rrjetet sociale, transmeton gazeta KOHA.
‘Sot për vizitë pune në Qendrën për arsimin e të rrituve qëndroi drejtoresha e Agjensionit për arsim profesional dhe arsim për të rritur e Republikës së Kosovës bashkë me stafin e saj. Qëllimi i vizitës ishte me bisedu rreth problematikave të fushës që janë pjesë e institucioneve tona dhe mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e arsimit joformal’, thekson mes tjerave drejtoresha Qazimi pas takimit.(koha.mk)