Shkup, 31 maj – Funksionimi i mirë i sistemit për ndihmë juridike është i nevojshëm për çdo shoqëri e cila bazohet në qeverisjen e të drejtës dhe me këtë edhe të secilit vend të BE-së, por edhe vend kandidat për anëtarësim. Është e nevojshme që kategorive të cenueshme, si dhe viktimave të krimit të dhunshëm t’u mundësohet qasje më e lehtë dhe më e shpejtë deri tek ndihma juridike, sepse qasja deri tek ndihma juridike është një prej të drejtave fundamentale të njeriut, njofton Koha.mk
Këto janë qëndrimet e në pjese të pjesëmarrësve në promovimin e sotëm të projektit për mbështetje juridike të viktimave të cenueshëm të veprave të dhunshme kriminale të implementuar nga ana e Shoqatës së juristëve të rinj në partneritet me SOS Fshatin e fëmijëve, synimi kryesor i projektit është që të përmirësohet qasja deri tek drejtësia për viktimat e veprave penale të dhunshme përmes vendosjes së servisit kombëtar për mbështetje juridike dhe psiko-sociale. Grupet specifike synuese për servisin për mbështetje të viktimave të veprave të dhunshme penale janë: fëmijë, persona me aftësi të kufizuara, persona të moshuar dhe gra.
Freek Janmaat, përfaqësues i Delegacionit të BE-së në Shkup thotë se Maqedonia e Veriut është një prej vendeve anëtare të Këshillit të Evroës i cili ndan më së paku mjete për ndihmë juridike dhe se kjo duhet të ndryshojë.
Megjithatë, shtoi, është mirë që vendi tregon përcaktim të vazhdueshëm në sistemin juridik, për shkak se pret që të gjitha reformat në këtë sferë dhe projektet si ky të mundësojnë qasje më të shpejtë dhe më të lehtë deri tek ndihma juridike, drejtësi dhe mbështetje më të mirë të viktimave të krimit të dhunshëm. Sistemi i cili do të përzgjidhet, sipas tij, duhet të përshtatet me vendin në të cilin do të zbatohet, se, thotë, nuk ka zgjidhje universale për të gjitha vendet.
Zëvendësministri i Drejtësisë Oliver Ristovski thotë se Ministria vazhdimisht punon në avancimin e zgjidhjes ligjore të cilat e përmirësojnë situatën në këtë sferë.
Për këtë qëllim, ka thënë zëvendësministri Ristovski, është i nevojshëm bashkëpunim i të gjithë aktorëve në shoqëri të cilët punojnë në çështjet lidhur me këtë sferë.
Kryetari i Shoqatës së juristëve të rinj, Zoran Drangovski mendon se mundësimi i një ndihme të llojit të tillë dhe mbështetja është e nevojshme, për atë se, siç tha, në periudhën kur synojmë të shkojmë përpara nuk është mirë të mbesin qytetarët shumë pas nesh. Personat e tillë, tha, duhet t’i identifikojmë, t’i përforcojmë përmes mbrojtjes juridike dhe t’u mundësojmë të hapërojnë së bashku me të tjerët.
Grupet e synuara në projektin e sotëm të prezantuar janë fëmijë, persona me aftësi të kufizuara, persona të moshuar dhe gra, viktima të veprave të dhunshme penale. pritet që në kuadër të projektit 480 persona viktima të veprave të dhunshme penale të marrin informacionin juridik, 240 këshillim gjithpërfshirës juridik, 120 ndihmë psiko-sociale. Për këtë qëllim në kuadër të projektit janë angazhuar 16 avokatë dhe tetë eksprtë. (koha.mk)