Shkup, 7 mars – Kryeministri Zoran Zaev sot bëri thirrje në qasje të koordinuar dhe të sinqertë të të gjitha institucioneve, të gjitha Ministrive, në ballafaqimin me dhunën në bazë gjinore dhe për miratimin e ndryshimeve të nevojshme ligjore. Për këtë, ashtu siç theksoi, koordinimi mes Ministrive të Punës dhe Politikës Sociale, të Shëndetësisë dhe të Punëve të Brendshme ka rëndësi të veçantë.
“Të mos harrojmë se ky është obligim i tërë Qeverisë, i tërë shoqërisë e cila duhet fuqishëm të kundërvihet dhe t’i thotë jo dhunës ndaj grave”, tha Zaev në ngjarjen “Pas ratifikimit: që pason pas Konventës së Stambollit”.
Ai përkujtoi se veçmë është formuar trupi koordinues nacional aktiv kundër dhunës në familje i cili duhet të shndërrohet dhe të transformohet në trup koordinues nacional kundër dhunës me bazë gjinore.
“Me vendimin e Qeverisë e formuam grupin konsultues këshillëdhënës dikasterial për mundësi të barabarta të grave dhe burrave”, tha Zaev. Shtoi se Qeveria është e gatshme të punojë në përparimin sistematik të barazisë gjinore dhe eliminimin e të gjitha formave të dhunës ndaj grave.
Ngjarja është në organizim të Zyrës së KB-së në Republikën e Maqedonisë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave, ndërsa përveç Zaevit mbajtën fjalim edhe ministrat e Shëndetësisë dhe Punës dhe Politikës Sociale, Venko Filipçe dhe Milla Carovska.