Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Borë e lehtë bie në Kodrën e Diellit, ndërsa në mbarë Maqedoninë bie shi i imët, kumtoi Lidhja auto-moto e Maqedonisë
LAMM i rekomandon shoferët që të qasen me kujdes dhe me shpejtësi të zvogëluar drejt vendeve ku kryhen punë në rrugë dhe të afrohen drejt udhëzimeve nga sinjalizimi i sapovendosur i qarkullimit.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë.