Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë vende-vende të lagështa. LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjeteve, përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje -Bukovë.
Komunikacioni në drejtimin rrugor A3 Prilep – Manastir – Resnjë përmes rreth rrotullimit Manastir është ndërprerë për shkak të rrëshqitjes së dheut që është pastruar, por për shkaqe preventive komunikacioni ende rikahëzohet përmes qytetit të Manastirit. Në këtë vend është vendosur sinjalizimi adekuat. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe për dalje nga shteti.