Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Qarkullimi në drejtimin rrugor A3 Prilep – Manastir – Resnjë përmes rrethrrotullimit Manastir është ndërprerë për shkak të rrëshqitjes së dheut që është pastruar, por për shkaqe parandaluese komunikacioni ende rikahëzohet përmes qytetit të Manastirit, informon LAMM.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe për dalje nga shteti.
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjeteve, përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje -Bukovë.