Shkup, 8 janar – Qarkullimi nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë vende-vende të lagështa, me mbetje të borës nëpër rrugë.
Për shkak të temperaturave të ulëta, në disa vende është e mundur paraqitje e ngricave, ndërsa në disa akse rrugore që kalojnë nëpër gryka janë të mundura rrëshqitje të vogla të dheut, kumtuan nga NP Rrugët e Maqedonisë dhe LAAM, të cilat apelojnë në ngarje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë ndaj kushteve të rrugës.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet e tjera kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti.