Qarkullimi në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet pa ndalesa dhe kufizime, në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa dhe me mbetje të borës nëpër rrugë, pas intervenimit të ekipeve nga “Rrugët e Maqedonisë”, kumton Lidhja auto-moto e Maqedonisë.
Nga atje rekomandojnë kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje -Bukovë.
Nga LAMM përkujtojnë edhe se është në fuqi obligimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjet, pa e marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2017.