Shkup, 6 tetor – Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti, njofton LAMM.
Nga EVN është paralajmëruar se nga 03.10.2018, furnizimi me energji elektrike në tunelet në rrugën Demir Kapi – Smokvicë nga ana e Demir Kapisë do të shkyçet disa ditë. Për këtë arsye me energji elektrike do të furnizohet vetëm ana e Udovos. Nëse vjen deri te ndërprerja e energjisë elektrike nga të dy anët komunikacioni në autostradën Demir-Kapi – Smokvicë në të dy drejtimet do të zhvillohet nën kushte të posaçme në tunelet.
Nga LAMM rekomandojnë që shoferët të inkuadrohen me kujdes dhe me shpejtësi të përshtatur dhe respektim të sinjalizimit të vendosur në rrugë. Në grykat malore është e mundur rrëshqitja e dheut, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.