Qarkullimi në industri vitin e kaluar në krahasim me 12 muajt e vitit 2015 shënon rritje prej 9,9 për qind, ndërsa në dhjetor të vitit 2016 në krahasim me dhjetorin e vitit paraprak, shënon rritje prej 6,6 për qind, bëri të ditur Enti Shtetëror për Statistikë. Sipas të dhënave të publikuara, qarkullimi i realizuar i tregut vendor ka rritje prej 1,2 për qind, ndërsa te tregjet e huaja 8,6 për qind.
Shikuar nëpër sektorë, qarkullimi në industri në sektorin e Minierës dhe nxjerrje të gurit në dhjetor të vitit 2016, në krahasim me dhjetorin e vitit 2015, shënon rritje prej 13,9 për qind, ndërsa në sektorin e Industrisë së përpunimit prej 6,4 për qind. Sipas grupeve të përgjithshme industriale, qarkullimi në dhjetor të vitit 2016, në krahasim me dhjetorin e vitit 2015, shënon rritje te prodhimet intermediare, përveç energjisë për 5,9 për qind dhe Prodhimet kapitale përveç energjisë për 16,8 për qind, derisa ulje shënon te Prodhimet e përhershme për konsum të gjerë për 1,0 për qind dhe Prodhimet jo të përhershme për konsum të gjerë për 2,1 për qind. Qarkullimi në industri në dhjetor të vitit 2016, në krahasim me nëntorin e vitit 2016, ka ulje për 16,9 për qind.