Për shkak të tubimit parazgjedhor prej mbrëmë nga ora 22:00 e deri të shtunën në orën 02:00, qarkullimi në bulevardin “Ilinden” do të rikahëzohet në të dy akset para Qeverisë, informon Ministria e Punëve të Brendshme. “Rikahëzimi është në pjesën e udhëkryqit me bulevardin “Goce Dellçev” deri te udhëkryqi me bulevardin “Shën Klimenti i Ohrit”. Qarkullimi do të zhvillohet nëpër bulevardin “Ilinden, në të djathtë të bulevardit “Shën Klimenti i Ohrit” dhe nëpër bulevardin “Goce Dellçev” dhe në të majtë nëpër bulevardin e “VMRO”, theksojnë nga MPB-ja.