Shkup, 31 maj – Qarkullimi në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Për shtetasit e Maqedonisë së Veriut të gjitha vendkalimet kufitare janë të mbyllura për dalje nga shteti. Të mbyllura janë edhe të gjitha vendkalimet për hyrje në shtet për shtetasit e huaj, udhëtarë dhe automjete, përveç për automjetet transit dhe transportues, për përfaqësues të korit diplomatik dhe ata të cilët do të marrin leje përkatëse nga ana e MPB-së, ndërsa paraprakisht mendim të marrë nga ana e Shtabit kryesor koordinues.