Shkup, 16 nëntor – Qarkullimi i përgjithshëm i industrisë në shtator ka shënuar rritje prej 14,7 për qind në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar, publikoi Enti Shtetëror i Statistikës.
Rritje ka tek prodhimet kapitale për 27,3 për qind, prodhimet intermediare, përveç energjisë për 10,1 për qind, produktet me afat të gjatë përdorimi për kompensim të gjerë për 5,3 për qind dhe produktet me afat të shkurtër të përdorimit për konsum të gjerë për 4.1 për qind.
Lidhur me gushtin e këtij vitit, qarkullimi i përgjithshëm i industrisë është rritur për 16, 4 për qind, ndërsa për periudhën janar-shtator për 12,4 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë vjet.
Në tregun vendor qarkullimi i industrisë në periudhën janar-shtator në qarkullimin e industrisë në tregun vendor ka rritje prej 1,3 për qind, ndërsa në tregjet e huaja për 15,4 për qind.
Në krahasim me gushtin, qarkullimi i industrinë në tregun vendor ka shënuar ulje për 1,8 për qind, ndërsa në tregjet e huaja për 23,2 për qind.