Qarkullimi hekurudhor në Maqedoni tashmë tre ditë me radhë është në ndërprerje të tërësishme për shkak të protestës së të punësuarve në Hekurudhat e Maqedonisë “Insfrastruktua” sindikatat e të cilave kërkojnë zgjidhje të problemit me pagesën e pagave.
Nuk qarkullojnë as trenat për udhëtarë e as ato të mallrave, informojnë nga Stacioni hekurudhor në Shkup.
Protesta është në organizim të organizatës së Sindikatës së pavarur të HM “SZHM -Infrastruktura” dhe “ANS – Zhelezniçari”.
Nga Hekurudha e Maqedonisë Transport SHA Shkup informojnë se para fillimit të fundjavës të punësuarve do t’u paguhet pjesa e dytë e pagave për dhjetorin 2016, ndërsa deri në fund të muajit edhe paga e janarit për vitin 2017.