Qamil Rushiti emërohet koordinator i Myftinisë së Kërçovës

40

Kërçovë, 24 tetor – Në ceremoni solemne kreu i BFI-së së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shaqir efendi Fetahu, mbrëmë e emëroi koordinatorin e ri të Myftinisë në Kërçovë, Qamil efendi Rushiti. Imamët e pothuajse të të gjitha xhamive në Kërçovë dhe Pllasnicë ishin të pranishëm në këtë akt solemn.

Koordinatori i ri Qamil Rushiti për aktin e emërimit tha se është nder por edhe obligim të jem në krye të këtij institucioni dhe se do të përpiqet plotësisht ta justifikojë besimin e dhënë.

Pjesëmarrësit i përshëndeti kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, i cili tha se çdo detyrë që do t’i besohet secilit duhet të konsiderohet si detyrim që duhet të kryhet me përkushtim.

Kryetari i BFI-së Shaqir efendi Fetahu tha se tani ka qasje tjetër ku u jepet prioritet të rinjve. “Dua që Qamil efendi Rushitin ta porosis që të bashkëpunojë me të gjitha strukturat në Myftininë e Kërçovës”, theksoi Fetahu.

Myftinia e Kërçovës mbeti pa udhëheqës pasi myftiu i deritanishëm në Myftininë e K[rçovës Murat efendi Hyseni kohë më parë e humbi betejën me koronavirusin.(koha.mk)