Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kamer Qaka ka bërë heroin në Rumani. Në ndeshjen mes Universita Krakovia dhe Poli Iasi, kundërshtari, Valentin Mihaila humbi ndjenjat në fushë pas një goditje në nofull. Qaka i ndodhur shumë pranë kundërshtarit që humbi ndjenjat, nuk ka nguruar t’i japë ndihmën e parë 18-vjeçarit, duke e kthyer në njërin krah, shkruan panorama.com.al.
Ky veprim e ndihmon personin që humb ndjenjat në lirim e frymëmarrjes. Më pas mbërritën mjekët e të dyja skuadrave dhe ambulance, që transportoi futbollistin drejt e në spital. Për fat të mirë, Mihaila u përmend në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Gjendja e tij po stabilizohet.
https://plus.google.com/share?url=https://vidnews.net/video/1541491995792