Qafoku: Mjekët dhe infermierët duhet të kenë status special pas koronavirusit

12

I ftuar në emisionin Arena nga Dritan Hila në RTV ORA, gazetari Roland Qafoku ka folur në lidhje me situatën e koronavirusit në vendin tonë, për opozitën dhe për paketën e ndihmës financiare të qeverisë.

Qafoku: Unë mendo se kjo situatë po përballohet mirë, pasi janë mjekët dhe infermierët që po e përballojnë mirë. Pjesa tjetër, sapo hyn politika, fillojnë problemet. Unë mendoj se mjekët dhe infermierët duhet të kenë një status special pas kësaj situate.

Hila:  Sjellja e opozitës?

Qafoku: Në këtë moment nuk është rasti për të folur për opozitën. Ky moment është një moment që duhet të ketë më shumë solidaritet sesa opozitarizëm.

Hila: A e ka gjetur Rama dhe Meta gjuhën e përbashkët?

Qafoku: Ilir Meta si politikan ka një maturi përtej asaj që quhet cic-mici i ditës, dhe në një situatë të tillë unë nuk prisja që Meta të vijonte betejën e tij. Meta ka bërë deklata dhe ka bërë lëvije tamam si me qenë kreu i shtetit, pra e ka bërë situata që kjo përplasje të mos vijojë më.

Hila: Paketa ekonomike e qeverisë do e përballojë këtë krizë?

Qafoku:  Ne ishim në krizë pa qenë koronavirusi, ky virus ka bërë një shtrëngim aq të madh, saqë tanimë jemi në kolaps. Ajo që më shqetëson është se nuk shikoj që qeveria të mbledh një grup ekspertësh ekonomistë, dhe ta trajtojë situatën me seriozitet.

Comments are closed.