“Pyjet e Maqedonisë” do të ndërtojë fabrikë për peleta

Shkup, 25 janar – Nga ky vit në treg gjithnjë e më pak do të ketë dru për ngrohje, ndërsa do të rritet shitja e peletave, briketave dhe tallashit të drurit, tha sot drejtori i NP “Pyjet e Maqedonisë”, Zharko Karaxhoski. Në konferencën për shtyp, Karaxhoski kumtoi se tashmë punohet në studimet fizibilitive për ridefinimin e ekonomizimit me masën e drurit, ndryshim i listës së çmimeve dhe vendosje të kategorisë së re – dru i gjatë, në të cilën do të hyjë prodhimtaria e peletave, briketave dhe tallashit të drurit. Përgatitet, shtoi drejtori edhe plan biznesi për ndërtim të fabrikës për peleta, e cila do të jetë pronë e ndërmarrjes. “Presim që në vitin 2017 të dalim me dokumente konkrete dhe me fillim të procedurave edhe për ndërtimin e fabrikës, por edhe për partneritet publik-privat për prodhimin e peletave për çka ka interes të madh”, theksoi Karaxhoski. Sipas tij, në thirrje publike për blerje të asortimenteve të drurit dhe drurit për ngrohje të publikuar para një muaji, interesi është i kënaqshëm, por në periudhën e ardhshme deri më 31 maj, pritet të jetë më intensiv. Ai u bëri thirrje subjekteve juridike të cilat kanë depo të regjistruara dhe dëshirojnë dru për shitje, të aplikojnë në “Pyjet e Maqedonisë”. Afati është deri më 31 mars, por duhet të plotësohen disa kushte.  Duke u përgjigjur pyetjes gazetareske, Karaxhoski tha se rritja vjetore është 1,9 milionë metra kub masë druri, ndërsa NP “Pyjet e Maqedonisë” e ka përfunduar vitin 2016 me derdhje prej rreth 1,8 miliardë denarësh.