Që nga momenti kur Steve Jobs e zbuloi “Apple” në vitin 1976 ai e përkushtoi tërë kohën e tij në punën e tij të dashur. Shkoi në të gjitha takimet dhe mbledhjet që kompania e tij i ka mbajtur, mirëpo mungonte në këto mbledhje vetëm për një rast të rëndësishëm. Me siguri se jeni duke menduar se pse Jobs mungonte, cila ishte arsyeja?
Përgjigjja është edhe e thjeshtë edhe e ngrohtë. Jobs, nuk shkonte në mbledhje të punës në mënyrë që të dilte në takim me një grua të bukur, që në fund u martua me të.
Në tetor të vitit 1989, Jobs kishte dhënë një fjalim në një universitet, dhe një grua me emrin Lauren Powell që sapo kishte diplomuar ishte e ulur në amfiteatër. Jobs, përfundoi i ulur afër saj, dhe deshi ta njihte gruan më mirë pas përfundimit të fjalimit. Të dy i ndanë mes vete numrat e telefonave. Jobs nuk mund të priste ishte shumë i gëzuar dhe mezi priste ta takonte Powell. Një ditë ai e ftoi për darkë Powell.. Si gjithnji një gjë ishte pengesë, Jobs duhej të shkonte në një mbledhje. I ulur në veturën e tij, Jobs i bëri vetvetes një pyetje të rëndësishme: Çka do të bëja nëse kjo do të ishte dita ime e fundit e jetës? Duke e menduar, jo edhe shumë gjatë, Jobs u kthye në universitet dhe i kërkoi Powell të dilte me të. Që nga ai moment ata nuk u ndanë më kurrë!
Pra, bëni vetes këtë pyetje më shpesh. Do të ju bëjë të kuptoni se çka në të vërtetë ka rëndësi për ju në jetën tuaj? Dhe, bëni vetes këtë pyetje më shpejtë mos e leni të bëhet shumë vonë. Çka do të bënit tash në këtë moment nëse do ta dinit që kjo është dita juaj e fundit e jetës?!