Pyetja që acaroi kapitenin e Watford pasi ra nga Premier League, fyen live gazetarin (VIDEO)

35

Kapiteni i Watford, Troy Deeney i cili pa skuadrën e tij sot teksa ra nga Premier League ka fyer live një gazetar pas ndeshjes. Watford humbi ndaj Arsenalit 3-2 dhe Deeney u pyet se a do të ishte kjo ndeshja e tij e fundit në karrierë, pra a do të tërhiqej nga futbolli. Deeney-t nuk i pëlqeu aspak kjo pyetje dhe e cilësoi drejtpërdrejt ‘kopil të pacipë’, por kërkoi menjëherë falje teksa gazetari e falenderoi që po i kërkonte falje. Në fund anglezi tha se nuk do të tërhiqej nga futbolli tani pas rënies nga Premier League.

GAZETARI: Pas kësaj humbje a do të tërhiqeni nga futbolli?

TROY DEENEY: Nuk do të tërhiqem, kopil i pacipë. Më falni, më falni, nuk duhet të shaja, më falni

GAZETARI:
 Faleminderit që kërkon falje

TROY DEENEY:
 Jo, nuk tërhiqem

Comments are closed.