Kosova kishte kaluar jashtëzakonisht keq në testin e kaluar të PISA’s. Se a ka pasur përmirësim të sistemit të arsimit në Kosovë, do të tregojë testi i PISA’s që ka nisur nga 11 prilli dhe do të vazhdojë deri më 5 maj.
Herën e fundit që ky test është kryer në Kosovë ishte viti 2015, ndërsa rezultatet e renditën Kosovën në mesin e vendeve me sistem arsimor shumë të dobët.
Rezultatet e testimit të do të dalin më 2019, dhe pas kësaj do të kuptohet cilat janë mangësitë, përkatësisht në cilat fusha duhet bërë përmirësime, në mënyrë që fëmijët e Kosovës të arrijnë nivelin e diturive afërsiht të nivelit që kanë shtetet e zhvilluara, transmeton GazetaMetro.net.
Por për të kuptuar rezultatet e këtij testimi, duhet të pritur deri në dhjetor të vitit 2019.
Në shikim të parë pyetjet duken të lehta, të duhet vetëm pak të menduar logjik për të dhënë përgjigjen e saktë. Në rrjete sociale mund të gjesh disa shpembuj të pyetjeve, disa janë të letha e disa jo edhe aq të lehta.
Në mesin e pyetjeve të lehta është për shembull “Pse në tokë kemi ditë dhe natë?”.
Përgjigja natyrisht është sepse bota rrotullohet rreth boshtit të saj, por nuk janë të gjitha pyetjet aq të letha.
Posaqërisht një pyetje e gjendur në rrjetet sociale i ka munduar nxënësit.
Pyetja është: Një pizeri e bën vetëm nëj llojë të picës, me dy lloje të ndryshme të salcës. Gjithsej në dispozicion ofrohen katër lloje të salcës. Sa kombinime të ndryshme mund të bëhen, nëse lejohen të përdoren vetëm 2 lloje të salcës në një pizë.
Mundohuni që përgjigjen ta jepni në komente.
Çka është testi PISA?
PISA është e përqendruar në vlerësimin e arritjeve të studentëve në detyra që kanë të bëjnë me situata të jetës reale, e që vlerësohen të rëndësishme për pjesëmarrje efikase në shoqërinë e të rriturve, dhe për mësim të përgjithshëm jetësor.
PISA është projekt i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD). PISA ofron informata për sistemet e arsimore dhe mundëson krahasimin e nxënësve nga një numër i madhe shtetesh.
PISA mundëson krahasimin ndërkombëtar të vlerësimit të arritjes së studentëve, vlerëson dijen e lidhur me situata reale në jetë, ashtu si aftësitë edhe përgatitjen për pjesëmarrje në shoqërinë e të rriturve, shqyrton raportin midis arritjeve të nxënësve dhe faktorëve që ndikojnë në të mësuarit, si karakteristikat e nxënësve dhe të shkollave, dhe kështu ndihmon në krijimin e një politike arsimore.
PISA vlerëson nxënësit 15 vjeç, duke marrë parasysh që në shumicën e vendeve të OECD’së kjo moshë është edhe kufiri i shkollimit të detyrueshëm.