Në Pyeongchang, selia e Olimpiadës dimërore 2018, kanë mbërritur edhe tifozët e Koresë së Veriut. Në total kanë zbarkuar në Korenë e Jugut 229 vajza, pjesa më e madhe e delegacionit të vendit komunist, i cili numëron 280 pjesëtarë gjithsej. Roli i tyre është i rëndësishëm, edhe në prag të ç’tensionimit të marrëdhënieve mes dy Koreve: ato do të bëjnë tifo për sportistët e Phenianit, por kur Koreja e Veriut nuk do të jetë në gara, mbështetja e tyre do të shkojë për “vëllezërit dhe motrat” e Seulit.