Madrid, 28 janar – Ish lideri katalonas Karles Puxhdemon sot u kërkoi ithtarëve të tij për donacione në para, pasi gjykata spanjolle urdhëroi ai dhe 19 liderë katalonas të kthejnë 4,1 milionë euro para publike të shpenzuara për organizimin e referendumit të ndaluar për pavarësi, transmeton gazeta KOHA.
Referendumi për pavarësi të Katalonjës u mbajt më 1 tetor të vitit 2017, pas çfarë Puxhdemoni dhe disa komplotistë për pavarësi të krahinës nga Spanja u arratisën jashtë vendit.
“Nëse keni votuar më 1 tetor, tani na duheni”, ka shkruar Puxhdemoni në Tuiter dhe publikoi link nga llogari në bankë.
Puxhdemoni, i cili për momentin jeton në ekzil në Belgjikë, tha se kabineti i revizorit shtetëror atij dhe liderëve të tjerë katalonas u ka thënë se kanë dy javë afat t’i kthejnë paratë apo në të kundërtën do t’u bllokohen të gjitha llogaritë bankare.
Kabineti i revizorit, që e mbikëqyr shpenzimin e parave të partive politike, nuk ishte i kapshëm për koment.(koha.mk)