Barcelonë, 28 tetor – Lideri i Katalonjës, Karles Puxhdemon i bëri thirrje katalansave që t’i bëjnë qëndresë masave të miratuara nga Madridi, që kanë të bëjnë me marrjen e kontrollit mbi rajonin. Ai në fjalimin e tij të shkurtër televiziv kërkoi nga populli “në mënyrë jo të dhunshme” të refuzojë kontrollin e Madridit. “Është e qartë se forma më e mirë e mbrojtjes është opozitë demokratike e nenit 155”, theksoi Puxhdemon. Lideri i Katalonjës theksoi se do të vazhdojë të punojë në “krijimin e vendit të lirë”. Në fjalimin e tij pasi që Parlamenti katalanas dje e shpalli pavarësinë e rajonit, Puxhdemon theksoi se vendimi i Madridit që të heqë autonominë e Katalonjës është kundër vullnetit të popullit.