Strazburg, 13 janar – Ish-lideri katalonas, Karles Puxhdemon sot për herë të parë mori pjesë në seancën e Parlamentit Evropian si eurodeputet, edhe pavarësisht asaj se në vendin e tij amë, Spanjë po ballafaqohet me urdhër për arrestim.
Puxhdemon është i vendosur ta përdorë PE-në për ta vazhduar luftën e tij politike për shkëputjen e Katalonjës nga Spanja, transmetojnë mediat amerikane, duke theksuar se vendi në PE i jep imunitet.
“Puxhdemon për president” brohorisnin qindra mbështetës duke tundur flamuj katalonas, duke pritur Puxhdemonin të mbërrinte në parlamentin në Strasburg.
Ai aty erdhi së bashku me eurodeputetin dhe ish-ministrin katalonas, Toni Komin.
Të dy kërkohen në Spanjë për shkak të rolit të tyre në përpjekjen e paligjshme të qeverisë katalonase dhe deputetëve separatistë ta shkëputin këtë krahinë nga pjesa tjetër e Spanjës në vitin 2017.
Te dytë u arratisën në Belgjikë pas përpjekjes së tyre të dështuar për t’u shkëputur dhe në maj të vitit të kaluar u zgjodhën për eurodeputetë si përfaqësues të partive separatiste katalonase nga Spanja.
Gjyqi më i lartë i Bashkimit Evropian, muajin e kaluar e shfuqizoi vendimin me të cilin Puxhdemonit dhe Kominit iu ishte ndaluar t’i zinin vendet e tyre në Parlamentin Evropian.(koha.mk)