Prioritet kryesor e kemi që ta evitojmë dhunën. Në qoftë se ka dhunë, kjo do të jetë me vendim të Qeverisë spanjolle, deklaroi sot nga Brukseli lideri katalanas Karles Puxhdemon, i cili u shkarkua nga autoritetet spanjolle. “Ne do t’i respektojmë rezultatet e 21 dhjetorit, çfarëdo që të jenë”, deklaroi Puxhdemon lidhur me zgjedhjet e parakohshme në Katalonjë, të shpallura nga Madridi pas vendimit për heqje të autonomisë së rajonit.
“Pyesim se nëse shteti spanjoll do t’i respektojë rezultatet, në qoftë se fitojnë partitë të cilat angazhohen për pavarësi të Katalonjës”, pyeti Puxhdemon, i cili nga Pres Klubi kishte fjalim në gjuhën katalanase, spanjolle dhe franceze, me qëllim “që të mos ketë konfuzione”. Ai i bëri thirrje BE-së që të reagojë, duke thënë se ajo që Katalonja është 30 vite “në burg”, paraqet fund të idesë për Evropën dhe vlerat evropiane.
“Nuk do të kërkoj azil politik”, theksoi Puxhdemon dhe shpjegoi se ndodhet këtu për shkak se “Brukseli është kryeqyteti i Evropës dhe prej këtu mund të veprojë lirshëm dhe i sigurt”. Konferenca për shtyp është në vijim.