Moskë, 8 tetor – Rusia i dhuroi Sirisë tre sisteme raketore komplet S-300PM, prej të cilëve secili përmban nga tetë lansues, njoftoi TASS, duke iu referuar burimeve diplomatike ushtarake.
“Më 1 tetor, tre komplete për batalione të sistemeve C-300 PM me nga tetë lansues, janë dërguar në Siri”, ka deklaruar një burim i paautorizuar.
Këto sisteme, siç ka sqaruar burimi, paraprakisht janë sistemuar në një nga regjimentet e forcave ajrore ruse, të cilat tani shfrytëzojnë sisteme Triumf S-400.
“Është bërë remont i sistemeve C-300 në ndërmarrje ushtarake ruse, ato janë në gjendje të mirë dhe të afta për kryerjen e detyrave luftarake”, ka përmendur burimi, duke shtuar se ato janë dërguar pa asnjë shpenzim për palën siriane.