Putini propozon Samit 5+1 me Iranin

46

Moskë, 14 gusht – Presidenti i Rusisë Vladimir Putin propozoi Samit të pesë anëtareve të përhershme të Këshillit të Sigurisë të KB-së me Gjermaninë dhe Iranin, kushtuar çështjes iraniane.

Putini e dha propozimin derisa Këshilli për Siguri kanë biseduar për projekt-rezolutën të SHBA-së për zgjerim të embargos ndërkombëtare për shitjen e armëve në Teheran. Embargoja zyrtarisht skadon më 18 tetor.

“Bisedimet në Këshillin e Sigurisë të KB-së për çështjen iraniane bëhen gjithnjë më intensive. Gjendja u përkeqësua”, tha Putini, i cili i dënoi “akuzat e pabaza kundër Iranit”.

Presidenti rus e dënoi edhe projekt-rezolutën me të cilin planifikohet “të anulohen vendimet e mëparshme unanime të Këshillit të Sigurisë”.

Në këtë kontekst, Rusia propozon të organizohet takim onlajn të shefave të shteteve apo qeverive të pesë anëtareve të përhershme të Këshillit të Sigurisë së KB-së që sa është e mundur më shpejt, ku janë Rusia, SHBA-ja, Franca, Britania e Madhe, së bashku me Gjermaninë dhe Iranin.